Erdogani vjen në Ohër për inaugurimin e xhamisë “Ali Pasha”

Maqedonia

Erdogani vjen në Ohër për inaugurimin e xhamisë “Ali Pasha”

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 12:55
Xhamia "Ali Pasha"

Ambasadorja e Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Tulin Erkal Kara vizitoi Xhaminë “Ali Pasha” në Ohër dhe njoftoi se Presidenti turk RexhepTaip Erdogan do të mbërrijë në ceremoninë që shënon promovimin e ndërtesës fetare të rindërtuar. Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se puna me autoritetet maqedonase po harmonizohet për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së xhamisë së rinovuar, njofton Nova Tv.

Xhamia “Ali Pasha” është rindërtuar dhe rinovuar në përputhje me vendimin e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Historike, me mbështetjen financiare të Republikës së Turqisë.

“Restaurimi i kësaj ndërtese ishte ëndrra e Presidentit Erdogan. Republika e Turqisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë shtete vëllazërore. Turqia nëpërmjet agjencisë “Tika” dhe shoqata Vaclav ka rinovuar disa objekte në Maqedoninë e Veriut. Miqësia jonë është afatgjatë dhe e përjetshme”, tha ambasadorja Kara ndër të tjera.

Ajo gjithashtu theksoi se ajo nuk ka parë ndonjë gjë të diskutueshme në rindërtim, pra gjithçka u ra dakord midis dy vendeve lidhur me projektin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat