Mehazi, Ahmetit: Nuk ekziston "tredhje" më e madhe se varfëria

Maqedonia

Mehazi, Ahmetit: Nuk ekziston "tredhje" më e madhe se varfëria

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 14:28
Sulejman Mehazi

Njohësi i çështjeve politike profesor, Sulejman Mehazi, ka reaguar ndaj kryetarit te BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai i ka thënë Ahmetit se "mos ndoshta qëllimi juaj është që gjithë popullatën shqiptare ta "tredhni" te stanet e vëllait tënd Fekriut, e ju të mbeteni të vetmit amshorë për gratë shqiptare..."
 

Reagimi i plotë:

Zotëri Ahmeti, nuk ekziston "tredhje" më e madhe se varfëria

Mos ndoshta qëllimi juaj është që gjithë popullatën shqiptare ta "tredhni" te stanet e vëllait tënd Fekriut, e ju të mbeteni të vetmit amshorë për gratë shqiptare...

Kush duhet të "tredhet" si deshët e Fekriut, ju me funksionarët tuaj apo ne shqiptarët, po më të "tredhur" se "albancite" e varfër të shtetit ku udhëheqin ju s'ka, o zotëri. S’ekziston "tredhje" më e madhe se varfëria. Le të "tredhen" të partisë suaj, ju i keni kushtet e hamshorëve, me paratë e shtetit, me veturat e shtetit, me rroga të majme, e jo popullata e varfër që s'janë në gjendja të ushqejnë familjen e ku të bëjnë dashuri me bashkëshortet e tyre. Musë Xhafer Amshori juaj vrapon si kuajt mbas pelave. Ai duhet të "tredhet" te ndonjë hirurg e jo shqiptarët e gjorë. Po më hamshorë se BDI-ja e juaj s'ka, ju mendjen e keni vetëm te femrat e bukura e askund tjetër. S'keni bile një funksionar që s'hallakatet pas grave të huaja, të gjithë, aman të gjithë me rend duhet t'ju "tredhim" juve, një nga një, për shkak se jeni parti e amshorëve.
Mos ndoshta, qëllimi juaj është që gjithë popullatën shqiptare ta "tredhni" te stanet e vëllait tënd Fekriut, e ju të mbeteni të vetmit amshorë për gratë shqiptare....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat