1 vit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

1 vit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 15:17
Marrëveshja e Prespës

Një vit pas Marrëveshjes së Prespës vazhdojnë përplasjet e subjekteve politike se a ka qenë e nevojshme arritja e ujdisë me Greqinë. Nga VMRO-DPMNE thonë se qytetarët e Maqedonisë u mashtruan nga pushteti aktual.

VMRO-DPMNE

“Zaev vazhdon t’i gënjej qytetarët, ashtu siç i ka mashtruar se Kushtetuta e Maqedonisë në negociatat për emrin nuk do të preket. Njëjtë ka gënjyer se do të dorëhiqet nëse nuk arrin sukses në referendumin për ndryshimin e emrit.”

 Ndërsa nga LSDM thonë se Marrëveshja e Prespës bëri kthesë historike për ardhmërinë e vendit.

 LSDM

“Kjo është marrëveshja më e suksesshme në historinë e vendit, e cila i hapi rrugën perspektivës Euro-Atlantike të shtetit. Maqedonia e Veriut nga një vend që kishte armiq gjithandej, u shndërrua në një vend i rrethuar me miq, ku edhe vet Greqia si vendet tjera është duke lobuar për vendin tonë.”

Për ndërrimin e emrit të shtetit, debate kundërthënëse ka edhe ndërmjet opinionistëve. Disa thonë se kompromisi ndërmjet Shkupit dhe Athinës ka qenë i domosdoshëm për të ecur përpara, ndërsa të tjerët thonë se qytetarët sakrifikuan identitetin duke iu premtuar integrim në NATO dhe BE.

Tanimë të gjithë e kuptuan se janë bërë gabime historike, të cilat për fat të mirë në një pjesë të madhe mund të rregullohen. Vitin e kaluar ishte sforcuar Marrëveshja me qëllimin e vetëm të merret data e bisedimeve. Megjithatë, amatorët tanë, të cilët nuk kuptojnë apo nuk duan të kuptojnë se çfarë sakrifikuan për atë marrëveshje, na kanë sjell në këtë derexhe për të folur të gjithë për datën e bisedimeve me BE-në, kurse ‘de facto’ në planin e reformave asgjë nuk është arritur- deklaroi Risto Nikovski, analist.

Por, analisti Agim Jonuz thotë se ujdia e vitit të kaluar me grekët ka qenë treni i fundit për të shpëtuar shtetin nga turbulencat destruktive. Sipas tij, Marrëveshja e Prespës ka mbyllur edhe çështjen e ndryshimeve të mundshme të kufijve në tërë Ballkanin dhe shumë dobi tjera, për të cilat do të ishte e pakët të shihen rezultatet afatgjate brenda një viti- tha Agim Jonuz, analist.

Për të gjithë këtë duhet kohë, megjithatë do të ishte e paedukatë të thuhet se nuk ka progres. E gjithë kjo kakofoni, në aspektin e arsyetimit apo të mos arsyetimit të gjithë asaj që ndodhi pas Marrëveshjes së Prespës, është vetëm luftë për tu kthyer sërish në pushtet askush nuk mund të ofroj diçka të re. Ky popull është ballafaquar me një agoni, kurse ekziston vetëm një element, në të cilin thuhet se patjetër duhet të veprohet ashtu siç është arritur marrëveshja.”

Marrëveshja e Prespës e arritur më 17 Qershor 2018 ndërmjet Shkupit dhe Athinës, pas negociatave disa dekadash çoi në ndërrimin të emrit të Maqedonisë, në Maqedonia e Veriut.

Kjo i mundësoi vendit tonë anëtarësimin në NATO, proces i cili është në fazën e ratifikimit të protokollit nga vendet anëtarë. Deri më tani 17 vende kanë dhënë dritë jeshile dhe kanë mbetur 12 tjera për të miratuar faktin që Maqedonia e Veriut të bëhet shteti i 30-të në Aleancën Veri-Atlantike. Ndërsa edhe përskaj pritshmërive, në qershor nuk morëm datë për hapjen e bisedimeve për integrim në BE, proces për të cilin Këshilli Evropian, siç shpreson Qeveria, duhet të japë dritë jeshile në tetor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat