“FIÇ” përmirësoi rejtingun kreditor të Maqedonisë

Maqedonia

“FIÇ” përmirësoi rejtingun kreditor të Maqedonisë

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 15:21
Fiç

Agjencia “FIÇ” ka rritur rejtingun kreditor të Maqedonië nga BB në BB+, që sipas Ministrit të Financave, Dragan Tevdovski paraqet rritjen e parë pas 13 vitesh duke pranuar kështu rezutaltet e punës së bërë.

Tevdovski tha se rejtingu kreditor i një vendi tregon shkallën e rrezikut të investimeve, si një nga indikatorët kyc që marrin parasysh investitorët gjatë vendimit për të investuar kapitalin e tyre

”Natyrisht, kjo do të ketë një ndikim pozitiv tek investitorët që do të marrin vendime për të investuar këtu për të hapur biznese, do të ketë ndikim në rritjen e eksporteve, hapjen e vendeve të punës ,për ngritjen e pagave, për të rritur standardin ekonomik kryesisht për qytetarët dhe për të pasur një rritje më të madhe ekonomike. Gjithashtu rritja e rejtingut kreditor do të ndikojë në reduktimin e kostove të borxhit të shtetit- deklaroi Dragan Tevdovski-Ministri I Financave.

Në raportin e agjencisë “Fiç” theksohet se standardet e përmirësuara të qeverisjes mbështesin zbatimin e reformave dhe rrisin besimin se vendi nuk do të kthehet në krizën politike mes viteve 2014 dhe 2017.

Këshilltari i ministrit të financave, Rilind Kabashi tha ndërkohë se Agjencia “Fiç” projektime të ngjashme me ato të ministries së financave edhe sa i përket rritjes ekonomike dhe cëshjeve tjera përfshirë edhe borxhit shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat