Presidenti ende nuk e ka propozuar emrin e një anëtari të Këshillit Gjyqësor

Maqedonia

Presidenti ende nuk e ka propozuar emrin e një anëtari të Këshillit Gjyqësor

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 22:57
Foto

Këshilli Gjyqësor ka gjashtë muaj që ka mbetur i pakompletuar, pasi presidenti ende nuk e ka propozuar emrin e njërit prej dy anëtarëve që propozohen nga presidenti, i cili sipas Ligjit duhet të jetë i komunitetit jo shumicë. Edhe pse Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit Gjyqësor u bë në dhjetor të vitit të kaluar, 14 anëtarët dhe më pas edhe kryetari i këshillit gjyqësor u zgjodhën, por një vend ende ka mbetur I zbrazët. Gjykatësi Bujar Sabriu nga Tetova, të cilin e propozoi ish presidenti Gjorgje Ivanov nuk u pranua nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ndërsa presidenti Stevo Pendarovski ende nuk ka propozuar një emër të ri.

Në opinion përfolet emir i Beqir Shahinit ish-anëtar i këtij këshilli, si dhe ish-kryetar i Gjykatës Civile të Shkupit, tashmë në pension. Megjithatë ekspertët vlerësojnë se Shahini nuk duhet të propozohet nga presidenti Pendarovski e as të miratohet nga Kuvendi, pasi emir i tij përmendej edhe në para- hetimin e Speciales për rastin “Kosmos”, për rrëzimin ilegal të kompleksit të Fijat Canoskit.

Këshilli është i përbërë prej 15 anëtarëve, prej të cilëve:

-Në funksionin anëtarë të Këshillit janë kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministri i Drejtësisë,

-Tetë anëtarë të Këshillit i zgjedhin gjykatësit nga rradhët e tyre. Tre nga anëtarët e zgjedhur janë pjesëtarë të bashkësive të cilat nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me çka do të ruhet përfaqësimi adekuat dhe juridik i qytetarëve që i përkasin të gjitha bashkësove,

-Tre anëtarë të Këshillit i zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, me çka duhet të ketë shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve që i përkasin bashkësive që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe

-Dy anëtarë të Këshillit i propozon presidenti i Maqedonisë së Veriut, ndërsa i voton Kuvendi, prej të cilëve njëri është pjesëtar i bashkësive që nuk janë shumicë.

Në ndërkohë, edhe pse me një anëtarë më pak Këshilli Gjyqësor e vazhdon punën, duke I mbajtur seancat sipas kalendarit. Të martën eshtë caktuar seanca e radhës, ku ndër të tjera do të diskutohet për sjelljen e Vendimit për vazhdimin e mandatit të gjykatësve të cilët kanë dorëzuar deklarata për vazhdimin e mandatit në pajtim me Ligjin për Gjykatat, si dhe sjellja e Vendimit për zgjedhjen e gjykatësve-porotë në Gjykatën Themelore Penale-Shkup dhe konstatimi i ndërprerjës së funksionit gjykatës-porotë në Gjykatën Themelore Civile-Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat