Komuna e Çairit: Pesë ditë afat për largimin e tarracave joligjore në Çarshinë e Shkupit

Maqedonia

Komuna e Çairit: Pesë ditë afat për largimin e tarracave joligjore në Çarshinë e Shkupit

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 14:00
Çarshia e Shkupit

Në suaza të aksionit të inspektimit që Komuna e Çairit ndërmori për largimin e tarracave të vendosura pa leje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, Komuna e Çairit falënderon publikisht afaristët që respektuan ligjin dhe vetë larguan tarracat për të cilat nuk posedonin leje.

Nga Komuna thonë se ndaj tyre nuk do të shqiptohen dënimet e parapara ligjore.

“Aksioni i inicuar nga ana e Komunës së Çairit do të vazhdojë të realizohet dhe kreu i Çairit Ganiu garanton qytetarët se askush nuk do të kursehet dhe nuk do të jetë mbi ligjin. Afati për reagimin e vet pronarëve është 5 ditë pune. Pas këtij afati inspektorët dhe shërbimet e policisë do të largojnë tarracat pa leje dhe do të shqiptojnë dënimet adekuate ligjore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat