Pendarovski: SHBA në gusht do ta ratifikojë protokollin për në NATO

Maqedonia

Pendarovski: SHBA në gusht do ta ratifikojë protokollin për në NATO

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 15:39
Stevo Pendarovski

“Në SHBA ka filluar procedura për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin tonë në NATO. Premtimet nga ajo anë janë se para se të shpërbëhet Kongresi në gusht, do të bëhet ratifikimi, që do të thotë se se ka temp të shkëlqyer për samitin e 4 dhjetorit në Londër, ku pritet të bëhemi anëtarë me të drejta të plota”.

Këtë e theksoi sot president i shtetit Stevo Pendarovski, pas përfundimit të trajnimit “Goditja vendimtare”, në poligonin ushtarak “Krivollak” në të cilin mori pjesë edhe ai.

Në këtë trajnim që organizohet nga Maqedonia e Veriut, marrin pjesë 2700 ushtarë nga gjashtë kontigjente kombëtare. Numri më i madh i ushtarëve janë nga SHBA.

“Jam krenar që ushtarët tonë pasi kanë dëshirë të përparojnë dhe mësojnë. E di se do t’i përmbushim të gjitha pritjet tona që të kemi ushtri krenare dhe me dinjitet, e cila krahpërkrahë me aleatët tonë do të kujdeset për paqen në botë dhe do të vazhdojë të garantojë stabilitet”, tha Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat