Refromat në jurisprudencë, Deskoska: Prokuroria e gjyqësori, të zbatojnë ligjet

Maqedonia

Refromat në jurisprudencë, Deskoska: Prokuroria e gjyqësori, të zbatojnë ligjet

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 16:35
Ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska

Përgjegjësi e Minitrisë së drejtësisë eshtë të ofrojë kornizë cilësore ligjore, por është përgjegjësi e Prokurorisë Publike dhe gjykatave të zbatojnë atë. Kështu u përgjigj Ministrja e drejtësisë Renata Deskoska në pyetjen se nëse janë productive reformat në gjyqësor, kur nuk shohim asnjë përgjegjësi të gjykatësve dhe prokurorëve. Ajo tha se në Këshillin gjyqësor, udhëhiqet procedurë për shkarkimin e kryetarit të supremes Jovo Vangelovski, ndërsa raporti për keqpërdorimet në sistemin Akmis është dorëzuar në prokurori.

 

"Udhëhiqet procedurë për shkarkimin etij dhe pres nga Këshilli Gjyqësor, të gjithë do të jenë të vetëdishëm për rolin e tyre sepse reformën ne si Ministri mund ta bëjmë me propozimin e ligjeve evropiane të cilat u lavdëruan,por implementimi është i organeve për të cilat ne i sjellim ato ligje. Këshilli gjyqësor nuk ka as një arsye të shmangë zbatimin e Ligjit", tha Renata Deskoska, ministre e drejtësisë.

 

Shpërndarja e  lëndëve në gjykata, Palekin: Të jetë objektive, pa ndikimi të politikës

 

Në kuadër të reformave në gjyqësor ekspertët diskutuan rreth funksionimit të sisitemit AKMIS. Nga ambasada e SHBA-ve në Shkup theksuan se duhet pasur parasysh vërejtjet në Raportin e Komisionit Evropian ku kërkohët të krijohet sistem AKMIS funksional.

 

"E drejta për tu udhëhequr nga gjykatat e pavarura është e shpallur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ashtu siç ka vlerësuar misioni i OSBE-së për punën e prokurorisë speciale, një  garanci e rëndësishme për pavarsinë e gjyqësorit, është procesi i alokimit të lëndëve tek gjykatësit në gjykata. Alokimi i lëndëve  në gjykatë dueht të ndiqet nga objektiviteti, kriteret dhe pjesa që do të shtoja unë, të jetë larg manipulimit dhe ndikimit politik", tha Dajana Palekin, ambasada e SHBA-ve në RMV.

 

Fati i PSP-së dhe ligji për PTHP-në, Deskoska pret mbështetje nga të gjitha partitë

 

Sa i përket Ligjit për Prokurorinë Publike Deskoska tha se Korniza ligjore, e propozuar nga Ministria e Drejtësisë ëshë lavdëruar nga bashkësia ndërkombëtare dhe pret që të gjitha partitë politike në Kuvend, të mbështesin miratimin e tij.

 

"Obligimi ynë nga aspekti i përgaditjes së një ligji cilësor ka mbaruar. Presim nga të gjitha partitë politike që janë në Kuvend,dhe të gjitha grupet e deputetëve ti vënë si prioritet interesat e shtetit tonë për eurointegrime para interesave personale të personave për të cilët po udhëhiqen procedura nga ana e PSP-së", tha Renata Deskoska, ministre e drejtësisë.

 

Ka kohë që grupet negociuese të Qeverisë dhe opozitës nuk dakordohen rreth përmbajtjes së Ligjit të ri për prokurorinë publike, me të cilin rregullohet edhe statusi i PSP-së. Sipas Deskoskës nuk do të ketë takime zyrtare përderisa nuk ka lëvizje të qëndrimeve nga opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat