Komunikacioni në Maqedoni, autoritetet rekomandojnë vozitje të kujdesshme

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, autoritetet rekomandojnë vozitje të kujdesshme

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 10:40
Rrugë me lagështi

Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi dhe pa ndalesa. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM informon se për shkak të rrëshqitjes së dheut në rrugën Dellçevë-Kamenicë, komunikacioni zhvillohet në njërën korsi.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të rregullave të komunikacionit, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat