Stoilkovski: Në MPJ qeveris kaosi, Dimitrov është burim i vazhdueshëm i skandaleve

Maqedonia

Stoilkovski: Në MPJ qeveris kaosi, Dimitrov është burim i vazhdueshëm i skandaleve

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 18:50
Naum Stoilkovski

Zëdhënësi i partisë opozitare OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski tha se në MPJ qeveris kaosi.

“Maqedonia ngeli pa datë të negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa në MPJ qeveris kaosi dhe arbitrimi. MPJ me Dimitrovin vazhdimisht janë burim i skandaleve, të cilat ose janë direkt të lidhura me Dimitrovin ose skandale të lidhura me arbitrim dhe revanshizëm politik. Përgjegjës për këtë gjendje të turpshme është ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, njeri i cili u betuar në Maqedoninë e Ilindenit, e përfaqësonte Republikën e Maqedonisë ndërsa tani mburret me Maqedoninë e Veriut”, akuzon Stoilkovski.

Ai tha se gjersa Dimitrov është në krye të kësaj ministrie Maqedonia vazhdimisht do të humb, ndërsa ministrinë dhe diplomacinë i ka kthyer në sektor privat.

Nga atje thanë se diplomacisë së Maqedonisë i duhen njerëz të ri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat