Zaev: Vijon sukses i plotë në tetor dhe fillim të bisedimeve deri në fund të këtij viti

Maqedonia

Zaev: Vijon sukses i plotë në tetor dhe fillim të bisedimeve deri në fund të këtij viti

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 20:01
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në rrjetin social në ‘Facebook’ tha se në Këshillin e Ministrave në Luksemburg morëm mirënjohjen e arritjeve tona për vitin e kaluar.

“Morëm vërtetim të qartë për reformat që i zbatuam dhe për të gjitha rezultatet e realizuara në planin e brendshëm, por edhe lëvdatë për marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë”, shkruan Zaev duke thënë se për Maqedoninë e Veriut ka qenë vendimtare që ky vendim të merret këtë vit dhe se pikërisht ky konkludim e vërteton këtë.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut në ndërkohë do të vazhdojë me punë dhe reforma.

“Vazhdojmë me përgatitjet intensive për fillim formal të bisedimeve deri në fund të këtij viti. Jemi të kënaqur nga konkludimi i sotëm”, shkruan  Zaev duke përmendur se suksesi i plotë do të jetë në tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat