Maqedoni, mjekët amë privatë kërkojnë uljen e dënimeve

Maqedonia

Maqedoni, mjekët amë privatë kërkojnë uljen e dënimeve

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 23:28
Ilustrim

Mjekët amë të Maqedonisë së Veriut kërkojnë që dënimet të jenë në lartë si të pagës mesatare dhe se me politikën e tashme të dënimeve është në pikëpyetje ekzistenca e ordinancave të tyre.

Ata kërkojnë nga Fondi për Shëndetësi të hiqet politika aktuale e dënimeve dhe dënimet të ulët.

Sipas kryetares së kësaj shoqate Lilija Çollakova Dervishova privatët duhet të jenë të barabartë me mjekët tjerë.

Nga Fondi i Shëndetësisë thonë se me anekset e reja dënimet do të ulen duke rikujtuar se ndryshimet do të vlejnë nga fillimi i muajit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat