Katrougalos: Respektimi i marrëveshjes së Prespës tashmë është kusht - Bota Sot
Katrougalos: Respektimi i marrëveshjes së Prespës tashmë është kusht

Maqedonia

Katrougalos: Respektimi i marrëveshjes së Prespës tashmë është kusht

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 11:19
Georgios Katrougalos

Shefi i diplomacisë greke, Georgios Katrougalos vlerëson se përmendja e Marrëveshjes së Prespës në përfundimet e Këshillit të Ministrave për Punë të Jashtme të BE-së është e rëndësishme për Greqinë, sepse respektimi i marrëveshjes në tërësi “tashmë është kusht për fqinjët që të kenë të ardhme evropiane”.

Për televizionin grek “ERT”, dje ministri për Punë të Jashtme të Greqisë i komentojë përfundimet edhe për Turqinë dhe Shqipërinë si dhe për Maqedoninë e Veriut, njofton AIM nga Athina.

“Është e rëndësishme theksimi i marrëveshjes së Prespës sepse e tregon atë që gjithmonë e thershim se Prespa, përveç që zgjidhi kontestin në mes dy popujve, pikërisht tani ndërlidhet me procesin integrues të fqinjëve, na garanton se asnjë qeveri tjetër në vend të kësaj, e cila dëshiron ta zbatojë marrëveshjen, nuk do të mund të kthehet prapa në të kaluarën nacionaliste, sepse respektimi i tërësishëm i marrëveshjes së Prespës tashmë është kusht që të kenë të ardhme në Evropë”, tha Katrougalos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...