FRA: Ligji i ri për Arsimin e Lartë premtoi shumë, por realizoi pak!

Maqedonia

FRA: Ligji i ri për Arsimin e Lartë premtoi shumë, por realizoi pak!

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Forumi Rinor Arsimor ka reaguar në lidhje me moszbatimin e Ligjjit për Arsim të Lartë (LAL), duke theksuar se edhe pse kaloi më shumë se një vit pas miratimit, janë humbur pothuajse të gjitha afatet për krijimin e organeve të reja të parashikuara në të, ndërsa ende s’ka njoftime as për atë se kur do të zgjedhen përfaqësuesit e ri dhe legjitim studentorë, njofton Portalb.mk.

Ata theksojnë se LAL i ri parasheh krijimin e Agjencisë për Cilësi të Arsimit të Lartë, e cila duhet të përbëhet nga një bordi për vlerësim dhe bordi për akreditimi.

“Kjo Agjenci ishte shpresë për përmirësimin përfundimtar të cilësisë së arsimit tonë të lartë. Afati për themelimin e saj është 1 vit nga miratimi i LAL të ri, por Agjencia ende nuk është themeluar, sikurse nuk janë themeluar as bordet për vlerësim dhe akreditim”, thonë nga FRA.

Përveç kësaj, ata thonë se Bordi për Akreditim është organ i cili, ndër të tjera jep leje për formimin e  institucioneve të arsimit të lartë, si dhe marrjen e tyre. Ndërsa Bordi për vlerësim, e monitoron dhe vlerëson cilësinë e realizimit të arsimit të lartë, kërkimeve shkencore, punë profesionale dhe artistike të personelit akademik të institucioneve të arsimit të lartë dhe i propozon Bordit për Akreditim për të vazhduar ose të revokuar akreditimin. Prandaj, thonë ata, për momentin, në shtet nuk ekziston asnjë organ që e vlerëson dhe monitoron cilësinë e stafit akademik të institucioneve të arsimit të lartë dhe programet e tyre studimore.

Ata gjithashtu thonë se ende nuk janë krijuar Këshilli kombëtar për arsim të lartë dhe veprimtari shkencore-kërkimore dhe Organi i quajtur Ombudsmani i Studentëve, i cili do të kujdeset për të drejtat e studentëve dhe do të veprojë sipas ankesave të studentëve, si dhe me iniciativë të veten.

Përkundër faktit që ligji parashikon që brenda 6 muajsh pasi ligji të hyn në fuqi të mbahen zgjedhje për përfaqësuesit e studentëve në universitetin “Kirili dhe Metodi”, kjo s’ka ndodhur.

“Një pjesë e vonesës për zbatimin e Ligjit ka të bëjë me të zvarritjen e miratimit të Statuteve të Universiteteve në Parlament, si themelues i universiteteve publike. Ashtu që, jo vetëm që universitetet nuk kanë pjesëmarrje të studentëve dhe Ombudsmanë të studentëve, por s’kanë as statute përkatëse të miratuara nga Parlamenti, pavarësisht se i kanë bërë të gjitha ndryshimet, me kohë, në bazë të LAL të ri. Është për t’u shqetësuar që pavarësisht dispozitave kalimtare dhe përfundimtare, ndëshkimet për mos-respektim dhe mos-zbatimin e ligjit, autoritetet kompetente nuk e gjejnë të nevojshme për t’u marrë me arsimin e lartë, i cili për fat të keq nuk po lëviz përpara. Përveç kësaj, në pjesën për dispozita kundërvajtëse të Ligjit për Arsimin e Lartë parashikohet gjobë prej 2.000 euro për personin juridik, nëse ndër të tjera: nuk krijon qendër për karrierë dhe nuk ka shpallur zgjedhje për parlament studentor të fakultetit”, thonë nga FRA, duke kërkuar llogari nga institucionet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat