SHBA: Maqedonia e Veriut meriton t’i nisë negociatat me BE-në, shpresojmë në vendim pozitiv në tetor

Maqedonia

SHBA: Maqedonia e Veriut meriton t’i nisë negociatat me BE-në, shpresojmë në vendim pozitiv në tetor

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 15:19
SHBA

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) besojnë fuqishëm se Maqedonia e Veriut duhet të marrë datë për nisjen e negociatave sa më parë të jetë e mundur”.

Këtë e deklaroi sot ushtruesja e detyrës së ambasadores së SHBA-ve në Shkup, Michaela Schwarzer-Bloom. Ajo tha se Qeveria e SHBA-ve beson se Maqedonia e Veriut meriton datë për negociatat me BE-në sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Ne e kemi parasysh deklaratën e takimit të mbrëmshëm dhe shpresojmë se BE do të sjell vendim që Maqedonia e Veriut t’i nisë negociatat për anëtarësim këtë vit”, deklaroi Michaela Schwarzer-Bloom, në një deklaratë për RTVM.

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së dje vendosën që vendimi nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i nisin negociatat me BE-në, të merret në muajin tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat