Pendarovski kërkon shkarkimin e Ivanka Dodovskës nga Këshilli Kombëtar për eurointegrimet - Bota Sot
Pendarovski kërkon shkarkimin e Ivanka Dodovskës nga Këshilli Kombëtar për eurointegrimet

Maqedonia

Pendarovski kërkon shkarkimin e Ivanka Dodovskës nga Këshilli Kombëtar për eurointegrimet

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 16:19

Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski sot ka njoftuar kryetarin e Komisionit për çështjen e të zgjedhurve dhe emëruarve në Kuvend, Ilija Dimovskin se Aleksandar Spasov është propozuar si përfaqësues i kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarë të Këshillit Kombëtar për eurointegrime, deklarojnë nga kabineti i Presidentit.

Në deklaratë thuhet se kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut kërkon shkarkimin e Ivanka Dodovskës, e cila ishte përfaqësuese nga kabineti i kaluar.

Dodovska është edhe anëtare e Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së dhe ende është përfaqësuese e Presidentit në Këshillin Kombëtar për eurointegrimet në Kuvend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...