Çiamba: Vendimi për Maqedoninë e Veriut është sjell njëzëri - Bota Sot
Çiamba: Vendimi për Maqedoninë e Veriut është sjell njëzëri

Maqedonia

Çiamba: Vendimi për Maqedoninë e Veriut është sjell njëzëri

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 19:26
Xhorxhe Çiamba

Presidenca rumune ka reaguar ndaj spekulimeve që janë përhapur në media se shtatë vende dje në Këshillin për punë të përgjithshme kanë qenë “kundër” negociatave me Maqedoninë e Veriut. Informacionet janë demantuar edhe në ueb faqen e ministrisë së Punëve të Jashtme të Luksemburgut.

Ministri i Punëve të Jashtme i Rumanisë dhe kryesues i  takimit të djeshëm, Xhorxhe Çiamba në deklaratën me shkrim për MIA rikujton se kompromisi i arritur dje të që të anulohet vendimi për fillim të bisedimeve është rezultat i konsensusit mes shteteve anëtare siç parashikon praktika në Këshill.

“Marrëveshja e arritur përmes konsensusit dje në nivel të vendeve anëtare të Këshillit për punë të përgjithshme paraqet rezultat të punës intenzive dhe procesit kompleks negociues dhe dërgon porosi pozitive. Ne nuk mund të komentojmë spekulime dhe kujtoj se konkluzat janë miratuar njëzëri”.

Nga Këshilli i BE-së për MIA precizojnë se në takimin e djeshëm nuk ka pasur kurrfarë votimi, por siç është rast çdoherë, pas negociatave intensive, ministrat kanë arrit të gjejnë qëndrim të përbashkët mes vendeve të cilët angazhohen për hapje të shpejtë të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe ata të cilët kanë pengesa procedurale të brendshme si Gjermania ose kanë rezerva drejt zgjerimit, siç është Franca.

“Ajo për të cilën është diskutuar dje ka qenë fjalori i cili do të përdoret në konkluzat, nuk është sjell vendim për negociatat me Maqedoninë e Veriut, ashtuqë nuk mundet asnjë vend të ishte për ose kundër, ka thënë burim i lartë diplomatik në Këshillin e BE-së.

Vendet anëtare dje nuk kanë mundur të vendosin për datë të negociatave për shkak të Gjermanisë e cila qartë ka vënë në dijeni se nga arsye juridike nuk guxon ta vendos në rend dite diskutimin derisa nuk sjell vendim Bundestagu.

“Gjermania na e bëri të qartë se nuk mund të negociojnë për hapjen e negociatave pasi nuk ka mandat për diskutim të tillë nga Parlamenti, ashtuqë ky informacion se disa vende kanë qenë për ose kundër është lajm i rremë”, thonë nga Këshilli i BE-së.

“Ministri Aselborn ka thënë se për Maqedoninë e Veriut Këshilli patjetër të jep përgjigje pozitive marrë parasysh marrëveshjen historike për emrin dhe progresin e vendit e cila është kandidat nga viti 2005. Edhe pse thellimi i BE-së është me rëndësi, poashtu është me rëndësi të forcohet dinamika pozitive”, ka deklaruar në takimin ministri i jashtëm i Rumanisë, Xhorxhe Çiamba.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...