MASH sqaron lidhur me regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2019/2020 - Bota Sot
MASH sqaron lidhur me regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2019/2020

Maqedonia

MASH sqaron lidhur me regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2019/2020

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 19:48
Ilustrim

Për përfshirjen e plotë të të gjithë nxënësve që e kanë përfunduar arsimin fillor në vitin shkollor 2018/2019, me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2019/2020 është siguruar numër i mjaftueshëm i vendeve të lira, edhe atë: 24.581 vende për nxënës me mësim në gjuhën maqedonase, 10.123 në gjuhën shqipe, 952 në gjuhën turke dhe 354 në gjuhën serbe, respektivisht gjithsej 35.690 vende nxënësish në të gjitha shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve kryhet në një afat regjistrimi me 3 paraqitje, dy paraqitje në muajin qershor dhe një paraqitje në muajin korrik.

Paraqitja e parë dhe regjistrimi i nxënësve u realizua më 17 dhe 18 qershor të vitit 2019, ndërsa rang listat me rezultatet e regjistrimin dhe vendet e lira do të publikohen më dt. 19 qershor 2019.

Testimi kualifikues do të realizohet më 21 qershor 2019 në SHMQSH “Orce Nikollov” në Shkup (për arsimin gjimnaz me mësim në gjuhën maqedonase), në SHMQSH “D-r Pançe Karagjozov” – Qyteti i Shkupit (për arsimin profesional – drejtimi i mjekësisë për profilin arsimor motër medicinale me mësim në gjuhën maqedonase), në SHMK “Dimitar Vllahov” – Strumicë (për arsimin profesional – drejtimi i mjekësisë për profilin arsimor motër medicinale me mësim në gjuhën maqedonase) dhe në shkollat e mesme në të cilat do të realizohen plan-programet mësimore për arsim arti. Shkollat, në të cilat do të realizohet testimi kualifikues, rang-listat përfundimtare do t’i publikojnë më 21 qershor të vitit 2019.

Pas publikimit të rang-listës me rezultatet e regjistrimit, nxënësit që nuk janë regjistruar në shkollë, obligohen që ta tërheqin tërë dokumentacionin e parashtruar në shkollë në afat prej 48 orëve, ndërsa shkollat kanë për obligim ta kthejnë tërë dokumentacionin në afat prej 48 orëve.

Paraqitja e dytë dhe regjistrimi i nxënësve do të kryhet më dt. 24 dhe 25 qershor të vitit 2019, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më dt. 26 qershor të vitit 2019.

Shkollat, për paraqitjen e dytë mund ta ulin numrin e përcaktuar të minimum pikëve të dhëna në Konkursin maksimum deri 10 pikë, përveç për arsimin gjimnaz, drejtimin ekonomik-juridik dhe tregtar dhe për drejtimin e mjekësisë.
Shkollat janë të obliguara me shpallje interne për paraqitjen e dytë respektivisht paraqitjen e tretë ta theksojnë pikët minimum të përcaktuara me të cilat nxënësit mund të konkurrojnë për regjistrim në një plan-program të caktuar. Publikimi i pikëve minimale duhet të kryhet më dt. 21 qershor 2019 për paraqitjen e dytë.

Ulje të pikëve nuk do të ketë për arsimin gjimnaz, drejtimin ekonomik-juridik dhe tregtar dhe drejtimin e mjekësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...