Nxënësit e “Jahja Kemal”, më të suksesshëm në ekspozitën e inovacioneve - Bota Sot
Nxënësit e “Jahja Kemal”, më të suksesshëm në ekspozitën e inovacioneve

Maqedonia

Nxënësit e “Jahja Kemal”, më të suksesshëm në ekspozitën e inovacioneve

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 20:46
Nxënësit nga Maqedonia e Veriut


Edhe një tregim i suksesshëm. 31 nxënës të ShMP “Jahja Kemal” kanë marrë pjesë në garat e Euroinvent-2019 me gjithsej 18 projekte.

Në garën më të madhe për inovacion në Evropën Juglindore e organizuar në Pallatin e Kulturës në Jasi, të Romanisë Euroinvent-2019 e promovoi kreativitetin ndërkombëtar në kontekstin evropian, duke i treguar përfitimet nga shkollat e dedikuara të arsimit të lartë dhe hulumtimet akademike, si dhe nga hulumtuesit individual.

Në këtë ngjarje u prezantuan më shumë se 400 inovacione nga më shumë se 30 shtete.

Nxënësit e ShMP “Jahja Kemal” nga atje u kthyen me 9 medalje të arta dhe 9 të argjend.

 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...