Ademi: Biseduam me Bankën Botërore për kushte më të mira në shkollat fillore

Maqedonia

Ademi: Biseduam me Bankën Botërore për kushte më të mira në shkollat fillore

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 21:06
Ministri Arbër Ademi

Ministri Arbër Ademi sot në Shtip deklaroi se “Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në bisedime me Bankën Botërore për përmirësimin e infrastrukturës në shkolla”.

“Ne jemi në shekullin 21 dhe është e palejueshme që në ndonjë shkollë të mos ketë ende mikroskop, të mos ketë epruveta, harta gjeografike. Punojmë në zgjidhjen sistematike, ku do të përfshihen të gjitha shkollat fillore”, tha ministri Ademi në deklaratë për mediat në Shtip ku ishte mori pjesë në debatin për Draft-ligjin për arsim fillor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ademi theksoi se në vitin akademik 2019-2020 do ta zgjerojnë edhe projektin e arsimimin të dyfishtë në komuna tjera, që për momentin përfshin 200 nxënës nga shkollat profesionale nga Shkupi, Kavadari dhe Ohri.

I pyetur nëse do të rriten pagat e arsimtarëve në shkollat e mesme dhe fillore, Ademi shpreson se pagat do të rriten gjatë vitit 2020.

Në lidhje me rikonstruimin e Qeverisë, ministri Ademi thotë se ai vazhdon me punën e tij.

“Vazhdojmë me agjendën tonë. Për mua më e rëndësishme është që personalisht t’i dëgjoj diskutimet me arsimtarët, bashkëpunëtorët profesional dhe përfaqësuesit e vetëqeverisjes vendore. Vazhdojmë me agjendën”, shtoi Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat