Dy miliardë euro do të nevojiten për zhvillim të infrastrukturës rrugore deri në vitin 2030

Maqedonia

Dy miliardë euro do të nevojiten për zhvillim të infrastrukturës rrugore deri në vitin 2030

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 21:10
Ambasadori francez, Kristian Timonie

Ambasadori francez, Kristian Timonie para kompanive ndërtimore nga Maqedonia e Veriut dhe Franca në prezantimin që u mbajt në Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore, tha se rrugët janë shumë të rëndësishme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në tregun rajonal dhe evropian. Ai deklaroi se nuk bëhet fjalë vetëm për çmim, por edhe për cilësi.

Sipas Timonie, duhet të insistohet në cilësi, pasi njerëzve duhet t’u jepen rrugë çfarë meritojnë.

“Është e vërtetë se kompanitë franceze në fillim në shikim të parë janë me të shtrenjta se të tjerat, por në fund nuk keni nevojë për ripërpunim në një kohë të caktuar. Kjo ekonomikisht ndoshta nuk u përgjigjet disave, por është në favor të shtetit”, tha Timonie.

Në këtë moment, në vend po rehabilitohen mbi 400 kilometra autostrada dhe rrugë rajonale dhe magjistrale. Punohet edhe në ura të reja, në 12 rikonstruksione të urave të vjetra të cilat nuk janë rehabilituar me vite. Vlerësimet janë se deri në vitin 2030 në vend duhet të investohen të paktën dy miliardë euro për zhvillim të infrastrukturës rrugore.

Kjo ngjarje është e përkrahur nga Ambasada franceze dhe Drejtoria e përgjithshme franceze për financa në bashkëpunim me Ndërmarrje publike për rrugë shtetërore, si pjesë të strategjisë së re franceze për Ballkanin Perëndimor, të publikuar nga presidenti francez Emanuel Makron në Samitin joformal në Berlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat