OBRM-PDUKM: Qëllimi kryesor i të rinjve nuk është që të mbledhin llogari fiskale, por të mbledhin para për të ikur nga vendi

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qëllimi kryesor i të rinjve nuk është që të mbledhin llogari fiskale, por të mbledhin para për të ikur nga vendi

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 23:23
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se qëllimi kryesor i të rinjve nuk është që të mbledhin para për llogari fiskale, por të mbledhin para për të blerë bileta për të ikur nga Maqedoni.

“Projekti i Qeverisë është një gënjeshtër ku qytetarët nuk do të përfitojnë ekonomikisht. Manipulatori Zaev përpiqet që me para nga populli të marrë poenë politik”, thonë nga OBRM-PDUKM duke vlerësuar se ky projekt më shumë do të sjell dëm se sa përfitim dhe se nëpërmjet me këtë janë anashkaluar kategoritë më të prekura siç janë të varfrit, pensionistët që duhet me celularë të mençur të fotografojnë llogaritë fiskale.

Nga kjo parti thonë se ky projekt nuk ka logjik dhe se i njëjti do të paraqes problem për buxhetin e që më pastaj do të ketë kundër efekt në pagesën e pagave dhe në kontributet e administratës dhe pensionistëve.

“Qytetarët nuk do t’i kthejnë 300 denarë nga TVSh-ja në vit. Për të marrë një kthim të tillë ata duhet të paguajnë vlerë prej mbi 200.000 denarëve në vit”, thonë nga kjo parti duke shtuar se madje dy paga mesatare prej 1000 eurove nuk mund të ketë një shpenzim të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat