Deputetët e pavarur të VMRO-DPMNE-së kërkojnë debat publik për Kodin Zgjedhor

Maqedonia

Deputetët e pavarur të VMRO-DPMNE-së kërkojnë debat publik për Kodin Zgjedhor

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 09:40
VMRO-DPMNE

Tetë deputetët e pavarur nga OBRM-PDUKM, kërkojnë që të jenë të pranishëm në grupet punuese për ndryshime në kodin zgjedhor,

“Funksioni i Kuvendit në demokracinë parlamentare siç është Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të përmirësohet. Për këtë arsye, është koha se si çështjen e rëndësishme të Kodit Zgjedhor të flitet në mënyrë transparente dhe me pjesëmarrje të më shumë palëve. Deputetët, sektori qytetar, opinioni, duhet të jenë pjesë e këtij procesi dhe kjo të mbaroj pozitivisht dhe siç është më mirë për demokracinë. Askush nuk ka të drejtë ekskluzive mbi këto çështje, ndërsa pjesëmarrja jonë do ta pasuronte procesin dhe do të sjellë zgjidhje më cilësore”, thuhet në deklaratën e grupit të deputetëve të pavarur të OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat