Carovska: Për herë të parë janë paguar pensionet pa huamarrje

Maqedonia

Carovska: Për herë të parë janë paguar pensionet pa huamarrje

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 14:21
Carovska

Ministrja për Punë dhe Politikë Social, sot njoftoi se për herë të parë pas shumë vjetëve janë paguar pensionet pa borxhe. Këtë ajo e tha në kuadër të takimit të 11-të të drejtorëve të fondeve të pensioneve të ish-vendeve të RSFJ-së në Ohër.

“Reformat e zbatuara në pjesën e stabilizimit të sistemit të pensioneve vetëm se po tregojnë efektet e tyre. Rritja e të ardhurave dhe numrit të punësuarve, rritja e prodhimeve vendore do të thotë rritje të pensioneve”, tha Carovska.

Vrima në Fondin Pensional është zvogëluar për tre deri katër miliardë denarë krahasuar me vitin 2006 dhe për këtë pensionet këtë vit kanë filluar të paguhen pa huamarrje.

“Kjo tregon se sistemi i pensioneve mbetet i qëndruar. Ka edhe shumë për të punuar, vrima e shkaktuar që dhjetë vjet kërcënonte që të shkaktoj “cunam fiskal”, vetëm për shkak të politikave të papërgjegjshme dhe joadekuate të cilat sollën deri tek zvogëlimi i të ardhurave, rritje joreale të pensioneve pa logjik ekonomike”, tha Carovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat