Pushteti i tretë në Maqedoni pa gjykatës

Maqedonia

Pushteti i tretë në Maqedoni pa gjykatës

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 08:56
Ilustrim

Gjykatat, në veçanti në qytetet jashtë Shkupit kanë probleme me kuadrin – administrata gjyqësore është e përgjysmuar, por edhe më shumë shqetësues është fakti se në vendin tonë nuk ka se kush të ndajë drejtësi. Uniforma e gjykatësit është vetëm një “plaçkë” e lënë pas dore që askush nuk do që ta veshë.

“Për çdo vit dorëzojmë plan për punësime deri të Këshilli Gjyqësor për buxhet i cili jep dritë jeshile dhe vendos për plotësimin e vendeve të lira”, ka deklaruar Borçe Mirçevski, nga shoqata e nëpunësve gjyqësorë.

“Kërkesat tona janë një çështje, ndërsa vendimet e Këshillit janë çështje tjetër, ka mungesë të kuadrit”, shton ai.

Sipas tij, kushtet për punë në disa nga Gjykata janë shumë të këqija. “Punojnë në kushte të papërshtatshme, një mbi një në një hapësirë, një zyrë e vogël shfrytëzohet për dy të punësuar, si për shembull – në Gjykatën e Lartë. Si do të mbushen vendet boshe të krijuara viteve të fundit, kur sipas sistematizimit të bërë, mungojnë kushtet për punë”, thotë ai, shkruan Koha.

Hulumtimi i fundit i bërë me të punësuarit në administratën gjyqësore tregon se 98 për qind e të punësuarve janë ankuar se kanë probleme shëndetësore.

Në Prokurorinë Publike kërkohet të ketë 251 prokurorë publik, ndërsa për momentin ka 176 prokurorë. Sa i përket administratës, sipas sistematizimit, është planifikuar të ketë gjithsej 1130 të punësuar, nga të cilët janë plotësuar vetëm se 356 vende, që është për 774 vende më pak nga punësimet e planifikuara.

Sipas Strategjisë për reforma të Ministrisë së Drejtësisë për periudhën 2017 deri në vitin 2022, numri i gjykatësve për kokë banori në vend është më i madh sesa në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, kështu që numri i gjykatësve nga 550 pritet të zvogëlohet në 500, duke ndjekur Strategjinë e gjyqësorit dhe zvogëlimin eventual të numrit të gjykatave. E njëjta strategji do të përdoret edhe për revidimin e gjendjes në prokurori./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat