Policia Financiare padit drejtorin e RTVM-së, ka shpërdoruar 2 milion euro

Maqedonia

Policia Financiare padit drejtorin e RTVM-së, ka shpërdoruar 2 milion euro

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 11:59
RTVM

Policia Financiare ka ngritur padie penale ndaj drejtorit aktual të Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski.

Sipas Policisë Financiare, ai ka nënshkruar marrëveshje për kredit me një bankë komerciale vendore në vlerë prej 140 milionë denarëve, ndërsa si garancë ka vendosur pasurinë e patundshme të RTVM-së në vlerë prej 294 milionë denarëve.

Për marrëveshjen, Cvetkovski nuk ka kërkuar miratim nga Kuvendi me çka ka shkaktuar dëm prej 154 milionë denarëve.

Padi penale është ngritur edhe ndaj noteres, e cila ka noterizuar marrëveshjen dhe ka mundësuar RTVM të merr kredit nga banka, edhe pse paratë nuk janë dedikuar për investime.

Drejtori i RTVM-së ndiqet penalisht për shpërdorimin e 2 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat