LSDM: Milloshoski të dorëhiqet nga funsioni deputet sepse gënjeu qytetarët

Maqedonia

LSDM: Milloshoski të dorëhiqet nga funsioni deputet sepse gënjeu qytetarët

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 13:00
LSDM

Ministri më i paaftë për punë të jashtme, Antonio Milloshoski gënjeu deri sa ishte në pushtet, ndërsa gënjen edhe sot si deputet nga oozita në dëm të shtetit të tij, akuzuan sot nga partia në pushtet LSDM.

“Nuk kaluan gënjeshtrat e Antonio Milloshoskit e cili vërtetonte se 7 vende anëtare janë kundër shtetit tonë që ti fillon negociatat me BE-në. Gënjeshtrat e tilla edhe zyrtarisht u demantuan. U vërtetua se deputeti i VMRO-DPMNE-së me vetëdije shpërndan lajme të rreme kundër interesave shtetërore dhe interesave të qytetarëve. Pasi u vërtetua se me vetëdije gënjen, Milloshoski duhet të deponon dorëheqje nga funksioni deputet sepse nuk është i denjë ta ushtron këtë funksion”, thuhet në reagimin e LSDM-së

Nga kjo parti mes tjerash thonë se qytetarët nuk meritojnë deputet që me vetëdije gënjejnë dhe manipulojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat