Policia e Tetovës në gjah të vozitësve që tejkalojnë shpejtësinë

Maqedonia

Policia e Tetovës në gjah të vozitësve që tejkalojnë shpejtësinë

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 14:41
Policia

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë përmes një kumtese për media thekson se do të vazhdojë të merr masa për mosrespektimin e përkufizimit të shpejtësisë së lëvizjes nga disa shofer.

Sipas tyre, të dhënat statistikore tregojnë se gati secili aksident i dytë që ndodhë, është për shkak të mosrespektimit të përkufizimit të shpejtësisë, apo për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, sipas kushteve dhe gjendjes së rrugës, kushteve atmosferike.

“Dispozitat ligjore në Ligjin për siguri në komunikacion dhe rrugë, parashohin gjoba të detyrueshme për kundërvajtje prej 20 deri 400 euro në kundërvlerë të denarit, varësisht nga shpejtësia që ka tejkaluar dhe krahas gjobës gjithashtu janë të parapara edhe masa mbrojtëse “ndalesë për drejtim të automjetit” në afat prej 3 deri 12 muaj”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Ndërkohë sipas SPB Tetovë të dhënat statistikore tregojnë që në periudhën prej fillimit të këtij viti, deri tani për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, kanë ndodhur 77 aksidente trafiku, në të cilat 6 persona kanë humbur jetën, 21 persona kanë marr lëndime të rënda trupore, kurse me lëndime të lehta trupore kanë përfunduar 185 persona.

“Proporcionalisht me këto të dhëna që posedojmë, kemi sanksionuar 1660 shkelës për këtë kundërvajtje, ndërsa për 581 vozitës kemi lëshuar kërkesë për aktivizimin e masës mbrojtëse “ndalesë për drejtim të automjetit”. Si polici e komunikacionit, jemi të pajisur me Radar bashkëkohor, që funksionojnë me anë të Lazerit tek të cilët gjatë matjes kemi precizitet maksimal, matja e shpejtësisë regjistrohet me video inçizim, dhe kur kërkohet të merën sanksionet mbrojtëse ,,Ndalesat për drejtim,, videot dërgohen dhe përdoren si material dëshmues në gjykatë. Duke përmendur se, si në të kaluarën po ashtu edhe në të ardhmen, do të vazhdojmë me aktivitetet e përforcuara, në lidhje ma sanksionimin joselektiv të këtyre shkeljeve, ndaj të gjithë kundërvajtësit, për shkak se rregullat dhe dispozitat ligjore në komunikacion vlejnë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.

Nga policia njoftojnë se në të ardhmen është parashikuar edhe vendosja e radarëve fiks dhe atyre mobil, në vende të caktuara në të cilat janë shpeshtuar këto lloje të shkeljeve, si dhe vendosja e kamerave me të cilat do të detektohen dhe sanksionohen dhe llojet tjera të shkeljeve në trafikun rrugorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat