Maqedoni, shënon rënie numri i të prekurve nga fruthi

Maqedonia

Maqedoni, shënon rënie numri i të prekurve nga fruthi

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 17:12
Fruthi

Brenda javës së shkuar janë regjistruar 59 raste të reja, numër ky i cili është i përgjysmuar krahasuar me javët e shkuara.

Epidemiologët thonë se situata me fruthin në kryeqytet po qetësohet sepse vaksinimi ka arritur rreth 95% ndërsa në qytetet e tjera të vendit mbeten ende shumë qytetarë të pa vaksinuar.

“75% e të prekurve janë të pa vaksinuar apo të pa vaksinuar me dy doza. Më shumë raste ka nga 1 deri 4 vjeç megjithatë dominon mosha e të prekurve që janë të moshës mbi 30 vjeç. Ajo e cila është karakteristike për këtë javë është se në mesin e të prekurve ka 6 të punësuar shëndetësor nga Shkupi, Kumanova dhe Manastiri. Vaksinimi në territorin e Shkupit ka shënuar përmirësim, ku kemi për momentin të regjistruar rreth 94% vaksinim të personave të pa vaksinuar”, tha Zharko Karaxhoski nga Instituti i Shëndetit Publik.

Më kritike gjendja paraqitet në Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Kumanovë të cilat kryesojnë për nga numri i të prekurve dhe tek të cilat vazhdon procesi i vaksinimit.

Që nga fillimi i epidemisë e deri më tash, numri i të prekurve nga kjo sëmundje ka arritur në 1814 ndërkaq në nivel shtetëror që nga dhjetori janë vaksinuar mbi 30 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat