Ja si i cilëson LSDM-ja përgjimet e “El Chekës”

Maqedonia

Ja si i cilëson LSDM-ja përgjimet e “El Chekës”

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 18:18
Ilustrim

Përgjimet me të cilat LSDM erdhi në pushtet, tani nuk shihen si relevante nga funksionarët e saj. Në pyetjet e gazetarëve për një sërë insinuatash që dalin nga qarkullimi i tyre në rrjetet sociale, Oliver Spasovski tha se MPB vepron vetëm sipas urdhëresave të Prokurorisë dhe se aktualisht ka proceduar vetëm çështjen e ndjekjes së Shoqërim Ahmetit, me pseudonimin “EL Cheka”, për publikimin e paautorizuar të materialeve të përgjuara.

Unë kam informuar se tani më kemi të hapur procedurë për publikimin e bisedave të përgjuara. Bashkëpunojmë me Prokurorinë, marrim koordinime dhe urdhëresa, të cilat i dërgojmë edhe tek drejtoria e Facebook-ut në kuadër të mbledhjes së dëshmive. Ashtu siç do të mblidhen faktet ashtu do të udhëhiqet e gjithë ajo procedurë e hetimit – deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Ministri Spasovski nuk deshi të komentonte shkrimet në media për vrasje të kryer në Likovë në vitin 2010 edhe pse nga opozita shqiptare theksojnë se rasti duhet të procedohet dhe zyrtarët që përmenden në to, të japin dorëheqje. Për Aleancën për Shqiptarët, është e pakuptimtë edhe heshtja e Prokurorisë e mbi të gjitha edhe vetë LSDM-së së Zaevit.

Nga përgjimet më të reja dëgjohet edhe biseda skandaloze mes liderit të partisë Ali Ahmetit dhe Sadulla Durakut, ku nga Bujar Osmani, tani zv/kryeministër kërkohet fshehje e veprës penale dhe mbrojtje të dorasit të kësaj vepre të rëndë. Shqiptarët gjatë gjithë kësaj periudhe kanë pritur që këta zyrtarë të BDI-së së paku të pranojnë përgjegjësinë morale me dorëheqje nga pozitat e tyre partiake dhe institucionale – tha Flakron Bexheti, Zëdhënës i Aleancës së Shqiptarëve.

Lidhur me këto insinuata, zyrtari i BDI-së Bujar Osmani i hodhi poshtë ato si të pavërteta. Osmani thekson se nuk ka qenë aspak pjesë e rastit apo mbulimit të tij të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat