Bombat e El Cheekës na edukojnë për të qenë të kujdesshëm

Maqedonia

Bombat e El Cheekës na edukojnë për të qenë të kujdesshëm

Nga: Sulejman Mehazi Më: 21 qershor 2019 Në ora: 19:20
Sulejman Mehazi

Bombat e El Cheekës nuk na dëmtojnë fare, përkundrazi na përmirësojnë, edukojnë për të qenë të kujdes'shëm gjatë të komunikuarit e të biseduarit me miq e mikesha. Zoti i Madhërishëm se ka krijuar rastësisht kokën e njeriut me dy veshë, dy herë të dëgjonte, dy sy, dy herë të shikonte, dy zgavra të hundëve, dy herë të frymonte e një gojë për të foluar.  Po qe se goja nuk kontrollohet nga veshët, sytë, hunda e zgavruar atëherë jo që do gabojmë, por edhe do turpërohemi sikurse që janë duke u turpëruar Musa Xhaferi me Ali Ahmetin gjatë përgjimeve telefonike.

Goja e njeriut është sikurse automobili, nëse i lëshojmë fjalët 300 klm. në minutë pa mos vërejtur e kotrolluar shenjat e komunikimit: veshët, sytë e hundën, atëherë do përdorim fjalë të ulëta, nënçmuese, ofenduese e pa vlerë njësoj sikurse fjalët e Musa Xhaferit e Ali Ahmetit.

Fjalët e shëmtuara dalin nga goja e pa kontrolluar, fjalët e mençura nga goja e kontrolluar. 

Fjalët e matura shprehin mençuri, fjalët e pamatura budallaki.

Shtojcë: 

Nëse ndonjëri prej miqëve apo mikeshave të mia, gjatë komunikimit tim privat, ka hasur fjalë apo fjali të pahieshme e të shëmtuar në nivelin e bisedave të Musa Xhaferit e Ali Ahmetit, atëherë lirisht e hapur publikoni për të shikuar, lexuar apo dëgjuar miqtë e tjerë të facebookut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat