LSDM: OBRM-PDUKM ka ngelur e vetme në sjelljen antishtetërore

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM ka ngelur e vetme në sjelljen antishtetërore

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 19:25
LSDM

Gjersa e tërë bota demokratiket e njeh suksesin, OBRM-PDUKM mbetet i vetmuar në sjelljen destruktive dhe anti shtetërore, thuhet në reagimin e LSDM-së ndajë konferencës për shtyp të zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovskit.

“Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së përsëri e humbi adresën. Adresa e vërtetë për burimin e lajmeve të rreme është deputeti i OBRM-PDUKM-së dhe ish-ministri i jashtëm më i pasuksesshëm i cili pa dyshim përhap lajme të rreme të cilat zyrtarisht janë demantuar”, thonë nga LSDM.

Nga atje theksojnë se për 11 vjet, OBRM-PDUKM ka punuar me vetëdije kundër integrimit dhe e largoi shtetin nga BE dhe NATO, ndërsa sot si opozita janë kundërshtarët e vetëm të suksesit dhe progresit në integrimin evropian.

“Anëtarësimi në NATO është i sigurt dhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të fillojë negociatat me BE këtë vit”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat