Zaev nesër propozon emrat e ministrave të ri

Maqedonia

Zaev nesër propozon emrat e ministrave të ri

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 11:14
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë ditës së nesërme pritet t’i dorëzojë në Kuvend propozimet për ministrat e ri për rikonstruim të Qeverisë.

Pritet të ndërrohen rreth tetë ministra dhe zëvendësministra dhe 20 drejtorë të ndërmarrjeve publike.

Sadulla Duraku pritet të udhëheq me Ministrinë e re për Sistem Politik ndërsa në vendin e tij në ministrinë e deritashme pritet të emërohet Naser Nuredini.

Ndryshe, ndërrimi i ministrave vjen si pasojë e aksionit të paralajmëruar ‘fshesa’ që kryeministri Zaev e dha në zgjedhjet presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat