Masa hetimore për një person që dyshohet se ka vrarë dhe ka tentuar të fshehë vrasjen

Maqedonia

Masa hetimore për një person që dyshohet se ka vrarë dhe ka tentuar të fshehë vrasjen

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Strumicë ka dhënë urdhër për zbatimin e masave hetimore kundër një personi që dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vrasje’.

Hetimi është hapur për shkak se siç njoftojnë nga prokuroria, ka dyshime se i dyshuari më shtatë maj ka vrarë Risto Iljashev dhe më pastaj ka tentuar ta fsheh vrasjen.

I dyshuari e ka njohur viktimën dhe në ditën kritike ai i ka ofruar transport me automjetin e tij ‘Fiat Punto’. Nga ky moment Iljashevit i humbet çdo gjurmë edhe ai më shumë se një muaj ishte i paraqitur si i zhdukur.

Më pastaj në incizimet e objekteve për rreth është vërtetuar se Iljashev në ditën kritike ka hipur në automjetin e të dyshuarit në Strumicë, ndërsa në punëtorinë e të dyshuarit ka pasur gjurmë biologjike të viktimës.

Më 20 qershor në digë është gjetur një bure me një trup të ndjerë. Me qëllim që të mbahet nën ujë, bureja ka qenë e dëmtuar dhe aty janë vendosur sende të rënda ndërsa analiza ka vërtetuar se bëhet fjalë për të zhdukurin Iljashev.

Për shkak të rrezikshmërisë për t’u arratisur, prokurori ka kërkuar nga gjykata t’i shqiptojë paraburgim të dyshuarit ndërsa gjykata ka pranuar propozimin e prokurorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat