Mbështetje dhe lëvdata nga BB dhe FMN-ja për reformat ekonomike në vend

Maqedonia

Mbështetje dhe lëvdata nga BB dhe FMN-ja për reformat ekonomike në vend

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 15:19
Këtë e tha drejtori i FMN-së i angazhuar për konstituencën holandeze-belge, Antoni de Lanoy

Qeveria ka vërtetë agjendë ambicioze reformash dhe me të vërtetë rezultatet vërehen jo vetëm në aspektin politik, sepse perspektivat për vendin në lidhje me pranimin në BE dhe NATO janë përmirësuar, por edhe në nivel ekonomik përmes biznesit, mjedisit të biznesit, arsimit. Dhe me të vërtetë ne japim mbështetje për të gjitha këto procese.

Këtë e tha drejtori i FMN-së i angazhuar për konstituencën holandeze-belge, Antoni de Lanoy, në një deklaratë për media pas hapjes së takimit të konstituencës holandez-belg të FMN-së dhe Bankës Botërore, të organizuar nga vendi.

Sipas tij, takimi i Konstituencës është mundësi e shkëlqyer ta shprehin mbështetjen e tyre për Maqedoninë Veriore dhe t’i lavdërojnë reformat që për momentin po ndodhin në vend, ndërsa tema e vetë forumit është “Si kapitalizmi të funksionojë për të gjithë” është vërtetë temë e rëndësishme në të cilën do të diskutohet me kolegët në Shkup.

Drejtori i BB i angazhuar për konstituencën holandeze-belge Kun Davise theksoi se takimi i Konstituencës është mundësi e shkëlqyer të bisedohet për këto tema të rëndësishme një vit pas Marrëveshjes së Prespës, i cili thotë ishte i rëndësishëm jo vetëm në nivel politik por edhe atë ekonomik.

“Marrëveshja kontribuon në rritjen e besimit dhe krijimin e mundësive të reja, ndërkaq Qeveria ka investuar me të vërtetë në kapitalin njerëzor dhe kompanitë private, por gjithashtu edhe në qëndrueshmëri. I kemi dëgjuar të dhënat BB ka shënuar një skenar ekonomik pozitiv, pavarësisht ngadalësimeve globale, gjegjësisht stagnimeve. BB para pak kohe lidhi program shumëvjeçar me Maqedoninë Veriore për të mbështetur reformat dhe investimet në potencialin njerëzor. Shpresoj se ky program do të krijojë mundësi shtesë për sektorin privat, për të rinjtë, për gratë. Por gjithashtu do të trajtojë çështje të tilla si ndotja dhe energjia e ripërtëritëse”, tha Davise.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski duke theksuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje për promovimin e vendit, tha se tema e forumit ishte më e rëndësishmja pas krizës globale dhe përputhet plotësisht me prioritetet e Qeverisë, programi i të cilit është vendosur me qëllim të rritjes së standardit të jetesës për shumicën e qytetarëve dhe zvogëlimin e pabarazisë.

“Ne deri tani kemi ndërmarrë hapa të ndryshëm. Së pari mbajmë konsolidim fiskal, kemi stabilizuar sistemin e financave në vend, ndërkaq nga ana tjetër nuk e kemi stabilizuar vetëm borxhin publik, por kemi zhvilluar politika që na kanë mundësuar arritjen e qëllimeve tona kryesore. Me tatimin e drejtë kemi ofruar fonde shtesë me të cilat ne i kemi rritur transferimet tona sociale për qytetarët më të rrezikuar. Ne jemi vendi i parë në rajon ku kemi të ardhura minimale adekuate”, tha Tevdovski për një pyetje të gazetarëve.

Guvernatorja e Bankës Kombëtare Anita Angelovska Bezhoska, duke shprehur kënaqësi nga prania e mysafirëve të lartë në forumin e Bankës Botërore dhe FMN-së, 10 guvernatorë dhe disa ministra të financave, tha se është një bazë e mirë për diskutime cilësore dhe relevante në temën kryesore të takimit “Si deri në sistem më të drejtë për të gjithë”, në kushtet kur, thotë ai kemi ngadalësim të rritjes aktuale ekonomike dhe rritjes së pabarazisë në korniza globale.

Në Forum fjalim përshëndetës ka pasur edhe Zoran Zaev i cili tha se Republika e Maqedonisë Veriore, përmes zbatimit të reformave ekonomike dhe politikave të suksesshme fiskale në dy vitet e fundit me vepra tregon se është e përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie të drejtë me mundësi të barabarta dhe një ekonomi të fortë që do të hapë mundësi për të gjithë.

Nënkryetari i Grupacionit të BB për Evropën dhe Azinë Qendrore Siril Miler në prezantimin e tij në takimin e konstituencës Holandeze-belge të FMN-së dhe Bankës Botërore tha se të gjitha shtetet anëtare të Konstituencës do të kenë rritje më të madhe ekonomike sesa mesatarja rajonale ndërsa përparim më të madh në reformat është arritur nga Maqedonia Veriore dhe Bosnja e Hercegovina. Takimi i sotëm i Konstituencës holandeze-belge është ngjarje qendrore e forumit treditorë, i cili përfundon nesër me vizitën në Ohër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat