“Bombë” për kryetarin e komunës Kurto Dudush, LSDM dënon dhunën

Maqedonia

“Bombë” për kryetarin e komunës Kurto Dudush, LSDM dënon dhunën

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 16:12
Kurto Dudush

Nëpërmjet një kumtese të LSDM-së ju bëhet thirrje institucioneve të veprojnë dhe ta zbardhin rastin në lidhje me incizimet në media për ndërlidhjen e kryetarit të komunës së Shuto Orizares.

Sipas partisë, aspektet morale ashtu edhe si integriteti njerëzor janë vlerë që nënkuptojnë sjellje në mënyrë të përgjegjshme. “Përgjegjësi duhet të ketë, ligjet vlejnë për të gjithë njëlloj”, thonë nga LSDM.

Ndryshe në opinion u publikua një audio incizim, ku sipas mediumit thuhet se dëgjohet zëri i kryetarit të komunës së Shuto Orizares se si fut një person në zyrë dhe e rreh.

Kryetari Dudush tha se do ta padisë portalin ‘Lider’ për audio-incizimin. Ai në deklaratë për mediat demantoi një gjë të tillë dhe thotë se bëhet fjalë për incizim të montuar që do të përdoret politikisht kundër tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat