Osmani: Data për në BE, çështje teknike

Maqedonia

Osmani: Data për në BE, çështje teknike

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 17:08
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se mos marrja e datës për negociata është çështje teknike dhe jo shkak i mos përmbushjes së reformave.

Sipas tij, Qeveria nuk do të qëndrojë duarkryq deri në tetor, kur pritet të jepet data, por do të punojë në zbatimin e reformave të arritura.

Osmani tha se reformat dhe zbatimi i tyre nuk bëhet vetëm pse i ka kërkuar BE-ja por për të mirën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat