Dimitrov për vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë

Maqedonia

Dimitrov për vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 17:16
Nikolla Dimitrov

Të hënën, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të jetë për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Suedisë.

Në kuadër të vizitës, është paraparë që ministri Dimitrov të takohet me homologen e tij, Margot Walstrom dhe me kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Suedisë, Andreas Norlen.

Gjatë vizitës së tij, Dimitrov do të marr pjesë në Konferencën ministrore për Ballkanin Perëndimor, ku do të ketë fjalim në panel diskutimin për ngjarjet në vendet e rajonit, me fokus perspektiva e tyre evropiane.

Konferenca ministrore në Stokholm është nën organizimin e MPJ-së suedeze dhe Komisionit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat