LSDM: Ka dallim, OBRM-PDUKM ka nxitur dhunë dhe mbronte krimin

Maqedonia

LSDM: Ka dallim, OBRM-PDUKM ka nxitur dhunë dhe mbronte krimin

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 19:53
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së OBRM-PDUKM ka nxitur dhunë dhe ka mbrojtur krim, ndërsa LSDM sillet me përgjegjësi dhe dënon sjelljen joligjore dhe jomorale.

“OBRM-DUKM instaloi regjim, krijoi shtet të kapur dhe për 11 vite me përgjegjësi ka nxitur dhunë dhe ka mbrojtur krim të secilit lloj”, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM-së, dhuna dhe mos ndëshkimi ishin tipare të qeverisjes kriminale të OBRM-PDUKM-së dhe se deri tai Mickoski dhe partia e tij asnjëherë nuk u distancuan nga ai krim dhe nuk kërkuan asnjë në përgjegjësi.

LSDM i bën apel OBRM-PDUKM-së të mos bllokojë miratimin e Ligjit për prokurori publike që rregullon statusin e PSP-së dhe se në konferencën e ardhshme për shtyp, në objektin e partisë, që është në hetime të PSP-së për krim, së pari të kërkojnë falje ndaj qytetarëve për mbrojtjen e turpshme të krimit dhe të bëjnë thirrje për përgjegjësi për funksionarët më të lartë të OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat