Nikolloski: Nëse LSDM heq dorë nga plani për mbylljen e VMRO-së që nesër mund të dakordohemi për PSP-në

Maqedonia

Nikolloski: Nëse LSDM heq dorë nga plani për mbylljen e VMRO-së që nesër mund të dakordohemi për PSP-në

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 14:02
Aleksandar Nikollovski

Në intervistë për Alsat MK, nënkryetari i partisë opozitare VMRO, Aleksandar Nikollovski tha se lufta për Prokurorinë Publike është nëse aktivitetet ilegale për mbylljen e OBRM-PDUKM-së do ‘i legalizojmë ose jo.

Sipas tij, nëse pushtet dëshiron të arrijë konsensus për PSP-së, është e normale të pranohet një pjesë e pozicioneve të opozitës, përkatësisht të VMRO.

“Mospajtimi kryesor është se pushteti kërkon të gjejë mënyrë të legalizohen aktivitetet ilegale të PSP-së. Është paradoks për arsye se institucione që duhej të luftonte aktivitetet ilegale vet ka hyrë në aktivitete ilegale dhe tani pushteti po përpiqet me ligj këtë ta ndryshojë”, thotë Nikollovski.

Nikolloski shtoi se nuk mund të lejohet legalizimi i veprimeve që ka ndërmarrë PSP-ja pas afatit ligjor prej 18 muajve.

Nikolloski foli edhe për betejën që udhëhiqet për aktivitetet ilegale për mbylljen e OBRM-PDUKM-së.

“Nëse LSDM heq dorë nga plani për mbylljen e OBRM-PDUKM-së, mendoj se që nesër mund të dakordohemi për PSP-në”, tha Nikolloski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat