Personat me invaliditet kërkojnë qasje më të mirë drejt objekteve

Maqedonia

Personat me invaliditet kërkojnë qasje më të mirë drejt objekteve

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 20:32
Ilustrim

Të përmirësohet qasja për personat me invaliditet drejt institucioneve dhe objekteve ku kryhen aktivitete kulturore-argëtuese sportive, si dhe të zgjerohet lista e veglave ndihmëse ortopedike, kërkojnë nga Lidhja nacionale e personave me invaliditet trupor – Mobilitet Maqedoni. Anëtarët e lidhjes grumbullojnë nënshkrime të cilat do t’i dorëzojnë në institucione të cilat duhet të ndërmarrin hapa konkret për t’u ndryshuar pozita e personave me invaliditet.

“Në shekullin 21 është qesharake të flitet për qasje, për shumë shkallë para institucioneve apo para objekteve ku kryhen aktivitete kulturore-argëtuese sportive. Kjo tashmë është dashur të bëhet dizajn universal, është dashur të fillojë të ndërtohet një mjedis i barabartë për të gjithë, përkatësisht të gjithë personat të kenë mundësi t’i përdorin benefitet e shoqërisë. Në këtë takim të personave me invaliditet trupor do të mbahen edhe ngjarje sportive rekreative. Anëtarët tanë do të tregohen në vozitje e shkathtë të karrocave, në ping-pong, pikado, çitje”, theksoi kryetari i Lidhjes nacionale të personave me invaliditet trupor – Mobilitet Maqedoni, Branimir Jovanovski para fillimit të Takimit të tetë masovik të personave me invaliditet trupor, që u mbajt në oborrin e Qendrës për ortotikë dhe protetikë “Sllavej” në Shkup.

Theksoi se nuk kanë qasje të gjitha institucionet ku nuk ka ashensorë për tejkalim të barrierave në lartësi, ku nuk ka platforma në mënyrë që të mund të ngriten personat të cilët shërbehen me karrocë invalidësh, ku nuk ka hapësira parkimi në mënyrë që ata persona ta parkojnë automjetin e tyre dhe të hyjnë pa pengesa në institucione.

Potencoi se  tashmë dy vite po negociojnë me Fondin për sigurim shëndetësor lidhur me zgjerimin e listës së veglave ndihmëse ortopedike dhe shtoi se shpresojnë se gjërat do të përmirësohen lidhur me personat me invaliditet trupor dhe se ata të cilët përdorin karroca invalidësh do të mund të shfrytëzojnë karroca standarde të lehta.

Straeshe Koçevski, anëtar i Mobilitet Kumanovë, i cili është pinpongist aktiv, anëtar i reprezentacionit dhe seleksionues i reprezentacionit, theksoi se lojtarët e ping-pongut me invaliditet marrin pjesë në të gjitha turnetë e rëndësishme evropiane dhe botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat