Aleanca për Shqiptarët: Nga ‘fshesa’ nuk doli asgjë konkrete - Bota Sot
Aleanca për Shqiptarët: Nga ‘fshesa’ nuk doli asgjë konkrete

Maqedonia

Aleanca për Shqiptarët: Nga ‘fshesa’ nuk doli asgjë konkrete

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 00:19
Aleanca për Shqiptarët

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “nga ‘fshesa’ nuk doli asgjë konkrete përveç 3-4 ndërrimeve të imponuara si pasojë e dorëheqjeve të ministrit për Kulturë, për Bujqësi dhe si pasojë e mungesës në punë të Hazbi Likës”.

“E vetmja ‘shpikje’ e re e kryeministrit është që ai vet ka vendosur të ushtrojë edhe postin e ministrit të Financave që nuk paraqet asgjë tjetër përveç një ‘truk’ për të mashtruar qytetarët në mënyrë që ai personalisht i merr punët e financave të shtetit dhe se tash do të ketë rezultate”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga kjo parti thonë se kryeministri përfundimisht nuk tregoi guxim nga gangsterët partiak që kanë okupuar institucionet dhe mendojnë se funksionet qeveritare u takojnë me trashëgimi.

“Kryeministri nuk tregoi guxim që të lirohet nga funksionarët që kanë afera nepotizmi. Ai nuk tregoi guxim që të lirohet nga kuadrot e pa-aftë që i ka nëpër Ministri dhe të cilët nuk i kanë arritur rezultatet e premtuara. Ai nuk tregoi guxim që të lirohet prej kuadrove të papërgjegjshëm, kuadrove të cilat nënshkruajnë kontrata në katër sy, kuadrot të cilët japin tenderë firmave të sapo regjistruara, kuadrove të cilët e shfrytëzojnë pozitën e ministrit për përfitime të firmave private të tij, kuadrove të cilët janë në gjendje të shkelin ligjin për përfitime personale”, thonë nga kjo parti.

Nga Aleanca për Shqiptarët shtojnë se janë të vetëdijshëm se kryeministri nuk posedon atë guxim dhe se me propozimin e sotëm edhe njëherë dëshiron t’i mashtrojë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Aleanca për Shqiptarët kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare dhe se Aleanca, siç thonë nga kjo parti, është e gatshme të marrë timonin për të dëshmuar se si qeveriset në shërbim të popullit dhe jo në interes të grupeve dhe klaneve partiake.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...