Protesta në Tetovë, qytetarët marshojnë drejt selisë së BDI-së

Maqedonia

Protesta në Tetovë, qytetarët marshojnë drejt selisë së BDI-së

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 12:43
Pamje nga protesta

Kanë filluar protestat e paralajmëruara në Tetovë. Fillimisht protestuesit u mblodhën para Universitetit të Tetovës, ndërsa më pas kanë marshuar edhe drejt selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ndërkohë para selisë së BDI-së është vendosur kordon i policisë, kurse qytetarët dëgjohen duke brohoritur “Ali tradhtari”, “Shqipëri Etnike” dhe thirrje tjera.

Blerim Ameti apo i njohur ndryshe si vëllai i publikuesit të përgjimeve “EL Cheka”, deklaroi se sot para fillimi të protestave është kërcënuar nga një punonjës policie i quajtur Ali Kasami nga Tetova.

Ai theksoi se kërcënimet kishin ardhur për shkak se i njëjti ka organizuar protesta në Tetovë dhe jo në Kërçove prej nga edhe rrjedh vet Blerim Ameti.

Në protestë mendohet të kenë qenë të pranishëm rreth 50 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat