Jankulloska nuk shkon në burg, Gjykata e Lartë ia pranon ankesën për shtyrjen e vuajtjes së dënimit

Maqedonia

Jankulloska nuk shkon në burg, Gjykata e Lartë ia pranon ankesën për shtyrjen e vuajtjes së dënimit

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 14:18
Gordana Jankullovska

Gjykata e Lartë ia ka pranuar kërkesën ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, për shtyrje të vuajtjes së dënimit me burg në rastin “Tanku”.

Në njoftimin e Gjykatës Penale të Shkupit, thuhet se Gjykata e Lartë e RMV-së, deri tek ata ka dorëzuar vendim me të cilin kërkesa e Gordana Jakullovskë, për shtyrje të dënimit me burg është pranuar.

“Ekzekutimi i dënimit të shqiptuar nga Gjykata Themelore e Shkupit, me datë 08.10.2018, e vërtetuar (ndryshuar) në pjesën e lartësisë së dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkup, me datë 25.03.2019, ku personi G.J shpallet i pafajshëm për veprën penale ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’ dhe dënohet me katër vite heqje lire anulohet deri në miratimin e kërkesës për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit nga Gjykata e Lartë e RMV-së”, thonë nga Gjykata Penale e Shkupit.

Gjykata Penale e Shkupit javë më parë njoftoi se Jankullovska duhej të paraqitet në burgun hetues të Shutkës me datë 2 korrik.

Jankulloska u shpall fajtore në rastin e Prokurorisë Speciale “Tanku”, që ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” dhe u dënua me katër vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat