VMRO-DPMNE: Atanasov bëri hap të guximshëm

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Atanasov bëri hap të guximshëm

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 15:30
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM)

OBRM-PDUKM ka përshëndetur vendimin e Petar Atanasovit që të dorëhiqet nga funksioni i zv. ministrit për arsim.

“OBRM-PDUKM e përshëndet vendimin e Atanasoit që të lëshojë anijen që po fundoset dhe ti thotë jo Qeverisë jopuntore dhe kriminale, e cila harxhoi më shumë se dy vjet nga jeta e qytetarëve, ndërsa gjatë kësaj nuk ka bërë asnjë projekt”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje u bëjnë thirrje të gjithë funksionarëve në qeveri, të cilët kanë besueshmëri personale dhe morale, të marrin guxim dhe të mos bëhen bashkëpunëtorë në krimin e qeverisë së Zaevit.

“Funksionarët në qeveri duhet të japin dorëheqje dhe t’i thuan jo punës kriminale të Zoran Zaevit”, thonë nga partia opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat