Sugareski: Fuqishëm jemi të fokusuar në ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalizimeve

Maqedonia

Sugareski: Fuqishëm jemi të fokusuar në ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalizimeve

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 15:47
Goran Sugareski

Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski gjatë vizitës në Strumicë tha se Ministria ka realizuar mbi dy projekte në sferën komunale me një vlerë totale prej 10 milion euro. Që nga fillimi i mandatit, ai tha se, përveç rrugëve dhe gazifikimit, fokusi ishte edhe në ndërtimin e kanalizimeve dhe sistemeve të furnizimit me ujë në mënyrë që të përmirësohet jeta e qytetarëve.

Sugareski së bashku me kryetarin e Komunës së Strumicës, Kosta Janevski, inspektuan ndërtimin e sistemit të kanalizimit në vendbanimet e Dabile dhe Prosenikovës.

“Vlera totale e investimit është rreth 650 mijë euro. Është planifikuar të ndërtohet një sistem kanalizimi 16 km, 8 km në Dabile dhe 8 km në Prosenikovë, duke zgjidhur kështu një problem të madh për pothuajse 3000 banorë në këto vendbanime. Unë pres që kjo të përfundojë deri në shtator, projekti realizohet përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve në bashkëpunim me Komunën. Kjo është pjesë e projekteve të përgjithshme kapitale që po zbatojmë në këtë moment. Në këtë pjesë të vendit, ne investojmë mbi 100 milionë euro në projekte kapitale”, tha ministri Goran Sugareski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat