Zaev u gjunjëzua para Ahmetit, nuk mundi të ndërrojë ministrat e BDI-së, ja kush shkruan?!

Maqedonia

Zaev u gjunjëzua para Ahmetit, nuk mundi të ndërrojë ministrat e BDI-së, ja kush shkruan?!

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 17:31
Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot u gjunjëzu para Ali Ahmetit. Edhe pse ai gjatë gjithë kohës ka thënë se do të ndërrojë kabinetin qeveritar edhe atë ministrat e BDI-së nuk arriti ta bëjë këtë ndryshim. BDI me vendim të Ali Ahmetit e kanë larguar vetëm Hazbi Lika të tjerët nuk janë prekur, shkruan Tetova Sot.

Sipas këtij portali, për një kohë të caktuar kryeministri Zoran Zaev do të udhëheqë personalisht me Ministrinë e Financave pas shkarkimit të Dragan Tevdovski.

Zaev tha se do të dorëzojë në Parlament listën me emrat e ri dhe se pret që e njëjta të futet si pikë e rendit të ditës javën e ardhshme.

Pas ndryshimeve të formacionit qeveritar, Zaev ka paralajmëruar edhe ndryshime të zëvendësministrave, sekretarëve shtetërorë, drejtorëve të ndërmarjeve publike dhe të tjera, ku ka nevojë për ndryshime

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat