Shkup, seanca të tre komisioneve kuvendare

Maqedonia

Shkup, seanca të tre komisioneve kuvendare

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 08:59
Kuvendi i Maqedonisë Veriore

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë seanca Komisioni për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulim, Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, si dhe Komisioni Legjistlativ.

Në rend dite në Komisionin për mbikëqyrjen e punës së DSK-së dhe Agjencisë për Zbulim janë propozim-raporti për punën e Komisionit në vitin 2018 dhe konfirmimi i propozimit të dy deputetëve për pjesëmarrje në punën e Komisionit për përzgjedhje dhe emërime të punëtorëve në DSK, i formuar nga qeveria.

Komisioni për Arsim dhe Shkencë do ta shqyrtojë statutin e Universitetit “Kirili dhe Metodi” në Shkup në fazë të parë dhe informacionin për gjendjen e arsimit fillor.

Ndërsa anëtarët e Komisionit Legjislativ do të diskutojnë për propozim-ligjin për kontroll të tregtisë së jashtme me diamantin e papërpunuar në lexim të dytë, si dhe statusin e Universitetit “Kirili dhe Metodi” në Shkup, në fazën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat