Deputetët nesër do të votojnë për ministrat e rinj

Maqedonia

Deputetët nesër do të votojnë për ministrat e rinj

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 09:42
Kuvendi

Deputetë do të votojnë për zgjedhjen Trajan Dimovskit për ministër të ri të bujqësisë, Naser Nuredinit për Mjedis Jetësor, Huysni Ismaili për kulturë, Goran Milevski për Vetëqeverisjes Lokale dhe kryeministrit Zoran Zaev për ministër të Financave, Sadulla Duraku për Sisteme Politike dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive.

Kuvendi duhet t’i shkarkoj Dragan Tevdovskin nga posti i ministrit të Financave, Ljupço Nikollovski nga funksioni i ministrit për Bujqësi, Suhejl Fazliu nga posti i ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Sadulla Duraku nga posti i Mjedisit Jetësor dhe Hapësinor, Zoran Shapuriq nga ministri pa resor përgjegjës për investime dhe Hazbi Likën nga ministri pa resor përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Emrat e rinj të ministrave në Qeveri, kryeministri Zaev i publikoi të dielën në Vallandovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat