VMRO-DPMNE: Me Zaevin ministër të Financave, ekonomisë së vendit po i shkruhet e zeza

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Me Zaevin ministër të Financave, ekonomisë së vendit po i shkruhet e zeza

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 11:21
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM)

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thotë se shteti është në rrezik pasi me buxhetin e tij po menaxhon një Zoran Zaevi, i cili sipas tyre është kriminel i falur.

Nga OBRM-PDUKM thonë se ekonomisë së Maqedonisë po i shkruhet e zeza dhe se një person i falur nuk mund të menaxhojë me arkën e shtetit.


“Klani i Zaevit tani është një hap më afër parave të qytetarëve, një hap më afër buxhetit të shtetit. Pushteti manipulon me qytetarët se paratë do të kthehen tek ata. Me kthimin e TVSH-së nuk mund të paguhet as fatura e rrymës”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se qytetarëve ju duhen masa dhe projekte reale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat